Pas ditësh me spekulime në media mbarë botës nëse presidenti i Koresë së Veriut udhëtoi apo jo me tren për në Kinë, është konfirmuar zyrtarisht se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka vizituar Kinën.
Vizita, e konfirmuar nga të dy palët, Kina dhe Kore e Veriut, njihet si vizita e parë jashtë vendit e zotit Kim, që nga dita kur mori pozitën e lartë në vendin e tij.
Zoti Kim mbajti “bisedime të suksesshme” me liderin kinez Xi Jinping në Pekin, raportoi ahgjencia kineze e lajmeve ‘Xinhua’.
Kina është aleati kryesor ekonomik dhe ishte shumë e domosdoshme që Koreja e Veriut të konsultohet me Kinën para samitit me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara.
Zoti Kim ndodhet para takimit e presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in në Prill, dhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donal Trump, në Maj.
Vereitas.com.al/