Komploti  tentues për të lëvizur të arratisurin nga ambasada e Londrës në prag të Krishtlindjeve ishte konsideruar  shumë me rrezik.

Diplomatë rusë mbajtën bisedime sekrete në Londër vitin e kaluar me njerëz afër  Julian Assange për të vlerësuar nëse mund ta ndihmonin të ikte nga Britania e Madhe,ka mësuar The Guardian.

Një plan provizor u ideua për ta pare themeluesin e WikiLeaks të kontrabanduar nga ambasada e Ekuadorit në Londer ne një automjet diplomatik dhe të transportuar në një vend tjetër.

Një destinacion përfundimtar, kanë thënë burime të shumta, ishte Rusia, ku Assange nuk do të ishte në rrezik ekstradimi në SHBA. Plani u braktis pasi u konsiderua shumë i rrezikshëm.

Operacioni për nxjerrjen e Assange ishte planifikuar provizorisht për prag Krishtlindjesh  në 2017, një burim pohoi dhe ishte i lidhur me një përpjekje të pasuksesshme nga Ekuadori për ti dhënë Assange statusin diplomatik formal .

 

Veritas.com.al/