Më 4 nëntor 1990 Edi Rama nuk ka qenë pjesë e meshës së parë! Konfirmimi vjen nga Zef Gjoni krahu i djathtë i dom Simon Jubanit në organizimin e meshës së parë! Ndërsa nuk mohon të kete qenë me datën 11 nëntor.Kryeministri Rama deklaroi një ditë më parë se ka qenë pjesë e kremtimit të meshës së parë, ndërsa u mundua ta faktonte këtë gjë duke përshkuar edhe kushtet atmosferike të asaj dite.
“Si njëri prej atyre 300 vetëve që në 4 nëntor të 25 viteve më parë kam qenë këtu. Kam qenë këtu, bashkë me disa miq. Jemi nisur shumë herët me tren nga Tirana, pasi na kishte mbërritur fjala që Dom Simoni i madh do të bënte një meshë. Dhe nëse nuk do të kisha qenë këtu, bashkë me 300 vetë të tjerë që janë dëshmitarë të asaj dite, nuk do të kisha pasur kurajën që të kujtoja një moment të asaj meshe, sepse me siguri do të më merrnin për të marrë”, ka shkruar një ditë më parë kryeministri Edi Rama.
Sipas Gjonit, kryeministri gënjeu në përkujtim të meshës së parë pasi asnjëherë nuk ka qenë me datën 4 nëntor 1990, në Shkodër e aq më pak pjesë e meshës së parë të dhënë nga dom Simon Jubani!
Asnjëri prej dëshmitarëve në këtë ngjarje jubilare nuk e mban mend Edi Ramën në këtë meshë.