Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Rusia okupatore dëshiron pushtimin e Chernobilit, gjë që sipas tij është akt lufte ndaj Evropës.
“Forcat okupuese ruse janë duke tentuar të marrin nën kontroll Chernobilin. Ushtarët tanë mbrojtës janë duke dhënë jetën e tyre në mënyrë që tragjedia e vitit 1986 nuk përsëritet më. Sapo e njoftova kryeministrin suedez për këtë. Ky akt është deklaratë lufte ndaj gjithë Evropës”, shkruan Zelenskyy në ‘Tëitter’.
Forcat ruse kanë hyrë në Çernobil dhe luftimet kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore sipas në këshilltari të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, shkruan Mirror.uk.
“Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se forcat ruse janë futur në Çernobil dhe luftimet atje kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore”, ka shkruar raporteri i NBC Richard Engel në Twitter.
Aksidenti i reaktorit bërthamor në qytetin e Çernobil në Ukrainë kishte ndodhur në vitin 1986 dhe konsiderohet katastrofa më e keqe bërthamore në histori