Iranianët folën të zemëruar, në frikë dhe sfidantë ditën e  Marte menjëherë pas presidenti Amerikan, Trump, shpalli kthimin e sanksioneve dhe pasi lideri Iranian hodhi poshtë ofertën e presidentit Donald Trump për bisedime si një akt i “luftës psikologjike”.

Tërheqja e presidentit Trump nga marrëveshja shumë e njohur bërthamore me Iranin në Maj ka frikësuar investitorët dhe ka nxitur rënien e monedhës iraniane ‘rial’ shumë kohë para se sanksionet të hynin në fuqi.

“Ndjej se jeta ime po nis të shkatërrohet. Seksionet ‘gia’ kanë ndikuar në përkeqësimin e jetës sonë. Unë nuk arrij të blej ushqime, të paguaj qiranë…”, tha një punëtor ndërtimi në rrugët e kryeqytetit.

Seksionet u rivendosën të Martën- me objektivin mbi kartëmonedhën e Shteteve të Bashkuara dhe industrinë kyç siç është industria e makinave dhe e sixhadeve- ku nuk duket se do të shkaktohet menjëherë ndonjë tërmet ekonomik.

Tregu i Iranit duket akoma i gjallë, me monedhën iraniane që u rrit me 20 për qind që nga e Diela pasi qeveria qetësoi shkëmbimin e monedhave të huaja duke lejuar shkëmbim pa kufi, si dhe lejoji shkëmbimin e floririt pa taksa dhe importimin e parasë.

Por kësti i dytë i sanksioneve hyn në fuqi në 5 Nëntor ku do të përfshihen sektorët jetik të naftës; të cilat do ta dëmtojnë shumë më tepër edhe në disa sektorë kyç doganorë, edhe pse Kina, Turqia dhe India nuk kanë pranuar t’i presin lidhjet.

Në një njoftim të hënën, pak orë para vendosjes së sanksioneve, Trump tha: “Regjimi i Iranit përballet me zgjedhjen: Ose të shkëmbejë sjelljen e vet kërcënuese, destabilizuese dhe të ri integrohet me ekonominë globale, ose të ndjekë rrugën drejt rënies në izolim ekonomik”.

Veritas.com.al/