/Nga: Veritas.com.al/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin me protestuesit në Çadrën e Lirisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, deklaroi sot se “në fund të mandatit të qeverisë së re” nuk do të ketë pensione më pak se 25 mijë lek.

Deklaratën e  bëri në sy të përfaqësuesve të pensionistëve që kishin mbërritur në Çadër për të marrë pjesë në protestë bashkë me qytetarët nga mbarë vendi.

Zoti Basha bëri një pyetje: Ku do të gjenden paratë për të realizuar premtimin?

Paratë i kanë grabitur qeveritarët dhe klientët që janë të identifikuar- tha ai. Paratë do t’ua marrim atyre dhe ato janë aq shumë sa mjaftojnë për të ndryshuar për mirë shumë aspekte të jetës së njerëzve të varfër të vendit.

Prej kohësh politika, duke premtuar luftën kundër korrupsionit, ka thënë se “hajdutët” do të shkojnë në pranga. Por kryetari i Opozitës sot, për herë të parë,  tha se paratë e vjedhura do të kthehen në dobi të popullit nga u vodhën.

/Veritas.com.al/