Nga: Valeria Robecco/
Nju Jork – Diversiteti është bërë një lëvizje politike në zgjedhjet Afatmesme 2018 në Amerikë.
Ne gare për Kongresin dhe për rinovimin e një të tretës se Senatit dhe të gjithë Dhomës, përveç guvernatorëve të 36 nga 50 shtetet, ka një numër të paprecedent të grave, kandidatëve me ngjyre dhe anëtarëve të komunitetit LGBT. Fytyrat e ndryshimit janë 410, shpjegon një analizë e New York Times, e cila gjithashtu tregon se si numri i kandidatëve meshkuj dhe të bardhë – 58% – është më i ulëti nga katër zgjedhjet e fundit. Nga 964 kandidatë në liste, 272 janë gra, 215 janë të zinj, hispanike, aziatike, native amerikane dhe 26 homoseksualë, lezbike, biseksualë ose trans gjinorë te deklaruar.
Shumë mund te jene për “herë të parë”: nëse zgjidhet në Georgia, për shembull, demokratja Stacey Abrams – për te cilën po bëjnë fushatë Barack Obama dhe ylli televiziv Oprah Winfrey – do të bëhet gruaja e parë afrikano-amerikane dhe guvernatore e një prej 50 shteteve te SHBA. Gjithashtu duke bere te kthehet në duart e demokrateve pas 15 vjetësh udhëheqja e shtetit të jugut.
Marsha Blackburn, ndryshe mund të jetë senatorja e parë femër e zgjedhur për Tennessee. Në Florida, demokrati Andrew Gillum mund të jetë guvernatori i parë afrikano-amerikan i Sunshine State. Dhe Jared Polis i Kolorados i pari gay i deklaruar për t’u zgjedhur guvernator në të gjithe vendin.Akoma, Misisipi mund të zgjedhe gruan e tij të parë në Senat. Sharce Davids (Kansas) dhe Debra Haaland (New Mexico) mund të jenë gratë e para të zgjedhura në Kongres që janë native-amerikane, ndërsa demokratja ne liste për një distrikt të Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, 29 vjeç, me e reja e zgjedhur ne Kongres. Përparësi që mund ta ndaje me moshataren e saj te Iowas, Abby Finkenauer.Jane demokrate edhe Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib (respektivisht nga Minesota dhe Michigan ) gati të bëhen gratë e para muslimane në dy degët e Parlamentit.
Të martën, megjithatë, do të jenë miliona amerikanë që nuk do të jenë në gjendje të votojnë për shkak të ligjeve shtetërore dhe shpesh ata qe do të paguajnë janë pakicat. Për shembull, gjashtë milionë qytetarë do të përjashtohen nga votimet sepse janë në burg, ne liri me kusht ose duke pritur dënimin. Heqja e të drejtes të votës ekziston në disa shtete, përfshirë Kentaki, Iowa, Virxhinia dhe Florida, dhe sipas OJQ-së The ‘Sentencing Project’,per afro-amerikanet është katër herë më shumë e mundshme që të mos arrijnë të votojnë ne krahasim me pjesën tjetër te popullsisë.
Veritas.com.al/