Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61-vjetorin e lindjes.

Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë.

Ky takim është vazhdim in atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktual ishin dje në sallën e parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.

Mësohet se Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës.

Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë gjykata e lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj.

Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë e zbritur në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *