
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar sot informacionet për kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet në lidhje me veprat penale që prekin zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, kanë regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, njofton Prokuroria e Përgjithshme.
Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 49 raste, SPAK në 15 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 3 raste.
Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 8 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 21 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 7 në Prokurorinë Lezhë, 15 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër, 11 në Prokurorinë Elbasan dhe 1 në Prokurorinë Berat.
Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithsej 34 procedime penale.
Procedimet penale janë regjistruar, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithsej 5 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithsej 3 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithsej 8 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithsej 1 procedim.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithsej 2 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithsej 2 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithsej 2 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithsej 1 procedim.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithsej 2 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithsej 1 procedim.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithsej 3 procedime.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithsej 4 procedime.
I janë dërguar për kompetencë SPAK, 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.
Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 12 prej tyre. 5 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 2 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuroria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.
Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim.
Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.
Gjithashtu është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.
Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
Komente