Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të cilat pretendonin jo kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, presidenca e ka cilësuar si zhgënjyes dhe për interesa kundër popullit shqiptar. Nga presidenca, këshilltari i Ilir Metës për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Sipas Dervishajt, gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhjet këtë çështje përmes  juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit “politik. Dervishaj tha më tej se Gjykata Kushtetuese i mohoi bashkive të merrnin një përgjigje dhe se nuk përmbushi misionin e saj sublim.

‘Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Siç të gjithë jeni në dijeni Presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij. Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve. Kjo është një nga shkeljet më të rënda të Gjykatës Kushtetuese që duke cënuar barazinë e palëve në gjykim i mohoi shoqatës së bashkive të Shqipërisë për të marrë përgjigje. Ajo nuk dha shpjegim përse ndërmori këtë veprimËshtë e qartë që, me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit ‘politik.’ Për t’iu shmangur themelit të çështjes dhe për ta bërë veten jo-kompetente, Gjykata Kushtetuese, gjatë veprimtarisë së saj, ka cenuar rëndë parimet e transparencës dhe të procesit të rregullt ligjor.’ – tha Bledar Dervishaj.