PPE dhe Pse pa mazhorancë: do të duhet të kërkojnë “ndihmë” nga Alde. Në rritje Enf e Salvini-Le Pen

Nga: Pier Francesco Borgia/

Parlamenti i ardhshëm i Strasburgut mund të jetë i pari, në historinë e këtij institucioni prestigjioz, që nuk do të shohë dypolëshin Popullorë-Socialistë të bëjnë mazhorancën.

Rezultatet e një sondazhi të kryer nga kompania Kantar Public u bënë publike nga zyrat e Strasburgut dje. Një sondazh qe ka mbledhur, në ditet e para të shkurtit, qëllimin e votimit të votuesve nga njëzet e tetë Vende evropiane.

Për herë të parë, thamë, grupet e Populloreve dhe Socialistëve mund të mos arrijne te mbulojnë mazhorancën e vendeve. Rënia e tyre është kaq e ndarë: Partia Popullore duhet të shkojë nga 217 në 183 përfaqësues ndërsa Pse do të kalojë nga 186 në 135. Dy grupet janë padyshim ato në të cilat shenja pro-evropianiste është më e fortë, kështu që rënia e konsensit ndaj tyre konsiderohet nje mosbesim nga ana e votuesve ndaj institucionit evropian. Pasoja e këtij “mosbesimi” është rritja e partive euro-skeptike.E para nga te gjitha, pikerisht Lega e Matteo Salvinit që do të bëhej partia e parë në Itali me mbi 32% të votave. Ky rezultat përkthehet, në termin e vendeve, në 27 eurodeputetë, te dytet në Evropë vetëm pas gjermanes Cdu / Csu (29 vende). Paradoksalisht për Carroccion, bëhet fjalë për vlerësime më të ulëta se ato të regjistruara në sondazhet e fundit mbi konsensin që partia e Matteo Salvinit po regjistron në Vendin tonë në bazë të rezultateve të arritura në Abruzzo.

Betejat e fundit të Lega-s (lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe çmimi i qumështit) po kanalizojnë të gjithë euroskepticizmin tonë lokal pikërisht drejt simbolit legist. Partia e dytë mbetet Lëvizja 5 Yje e cila pritet të cojë 22 përfaqësues në Strasburg (me të dhënat e ofruara nga ky sondazh, i cili jep 25.7% të konsensit per grilinet).Ndjekin pastaj Partia Demokratike me 17.3% të votave dhe 15 europarlamentare (më pak se gjysma e atyre të marra me 40% të konsensit pesë vjet më parë,i pari gol i fituar nga ylli i lindur i atëhershëm i partisë Matteo Renzi). Përfaqësimi italian në Strasburg pastaj duhet të ezaurohet me praninë e rreth 7 parlamentarëve nga Forza Italia (8.7% e konsensit) dhe katër eurodeputetëve të Fratelli d’Italia.

Duke kombinuar të dhënat italiane me pjesën tjetër të tavolines se shahut evropian, vihet re se grupi që fiton më shumë vota është familja e populistëve. Akronimi Enf korrespondues në shqip me diciturën Evropa e Kombeve dhe e Lirisë. Grupi, për te qene te qarte , ku bashkëjetojnë në dashuri dhe dakordance Marine Le Pen dhe Matteo Salvini. Ky grup do të ngrihej nga 37 aktualet në 59 vende të mundshme.Ne rritje,por ne menyre me te permbajtur eshte edhe Grupi Alde (Aleanca e Demokratëve dhe Liberalëve), e cila do të kaloje nga 68 në 75 vende. Dhe ndoshta është pikërisht ky grup tek i cili do të duhet të vrapojnë Ppe dhe Pse për të gjetur një argjinature konkrete për euroskepticizmin ne mberritje të sovranistëve dhe populistëve.Edhe të Gjelbrit pastaj do të humbasin vende sipas parashikimeve të sondazheve. Ata do të kalonin nga 52 në 45 vende duke humbur shtatë përfaqësues.

Grupi i vetëm në kundërtendence është ai i Konservatorëve dhe reformistëve.Bëhet fjalë per sovranistë euroskeptikë që mirëpresin përfaqësuesit e Fratelli d’Italia në radhët e tyre. Sidoqoftë, partia e Melonit, në kuadrin evropian, është e vetmja që nuk humbet (4 përfaqësues), ndërsa grupi në tërësi do të kalojë nga 75 në 51 përfaqësues.

Ajo qe mbetet në thelb e qëndrueshme  eshte familja evropiane, e cila e bën demokracinë e drejtpërdrejtë flamurin e saj. Efdd (qe pretendon dhe prezencën e grillineve ) do të rritet pak (nga 41 në 43 përfaqësues), ndërsa e Majta e bashkuar evropiane do të zbresë – sipas këtyre vlerësimeve – nga 52 në 46 eurodeputetë.

Veritas.com.al/