(FOTO: Macron, fushata ka përfunduar drejt votimit të të Dielës)/

Fushata elektorale e kandidatit Emmanuel Macron thotë se është synuar nga një “sulm masiv i hakerve” pasi një sasi dokumentesh ishin shpërndarë online.

Nga fushata e Macron thanë se dosjet origjinale u gjetën të përziera me dosje false me qëllim që të vinin njerëzit në konfuzion.

Sipas drejtuesve të fushatës është e a=qartë se hakerat donin të minonin zotin Macron teksa po i afrohet votimit të të Dielës.

Centirist Macon do të përballet me kandidaten e d djathtë Marine Le Pen.

Dokumentet kishin dalë nga një dosje e shpërndarë në website të Premten pasdite dhe kampi i Macron e dënoi këtë akt para se të mbyllet e drejta për të folur rreth fushatës.

Kandidatët dhe media tani e thurje përballen me pengesat që krijon ligji derisa të hapen kutitë e votimit të Dielën në mbrëmje, dmth., se Macron nuk mund të bëjë më asnjë deklaratë të mëtejshme.

Sipas sondazheve të deritanishme, zoti Macron kryeson Marine Le Pen me 20 për qind.

/Veritas.com.al/