KAS i drejtohet me një shkresë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të identifikojë numëruesit në qendrat ku pa pasur mospërputhje të theksuara votash dhe të nisë një hetim administrativ.

Rinumërimi i votave provoi në disa raste mospërputhje të theksuara voatash, të cilat duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave.

Mospërputhjet janë të tilla që tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave.

Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrënë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *