Disa burime tregojnë për Fox News mbi vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Benghazi. Një firmë private e panjohur ishte rentuar nga Departamenti i Shtetit me objektiva të brendshëm për të mbrojtur diplomatët e SHBA në Benghazi, vetëm pak muaj më parë vrasjes së Ambasadorit dhe tre diplomatëve të tjerë. Sipas burimeve për Fox News kjo firmë ishte kompletuar me rekrutë me rekorde terroriste, që besohet e këta e kanë kryer edhe sulmin për vrasjen e ambasadorit dhe të diplomatëve’.

Fox News thotë se ky informacion vjen nga burime të disafishta.

Informacionet që bëjnë me përgjegjësi kriminale Grupin “Blu Montain, që mendohet se kishte eksplozivin, vijnë edhe nga një burim i një eksperti të pavarur, i cili ka trainuar konsullatat amerikane nëpër botë, përfshi edhe Benghazi. Burimi që foli në kushtet e anonimatit tha se “Blue Mountain” përdori gazetat lokale për të grumbulluar 20 roje, shumë prej të cilëve kishin lidhje kriminale; pasi siguruan një shumë prej 9.2 milionë dollarë në vit.

/Veritas.com.al/