Ali Wentworth, gruaja e ankormenit të përhershëm të ABC news, George Stephanopoulos, ka thënë se çifti do të largohet nga vendi në qoftë se Donald Trump bëhet President i Shteteve të Bashkuara.

Duke folur për “Reporter of Hollywood”, Wentëorth tha se “Në qoftë se Trump fiton, do të nis të shikoj për një jetesë në Sydney, Australi. Pa krime, pa armë”.

George Stephanopoulos e ka intervistuar Donal Trump dy herë gjatë fushatës së zgjedhjeve. Stephanopoulos dhe e shoqja kanë lidhje të ngushta me Hillary Clinton dhe me Partinë Demokratike; gjë që është e dokumentuar. Vetë ka punuar si këshilltar i Bill Clinton; si çift i kanë dhuruar 75000 dollarë Fondacionit Clinton.

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/zJaU8KmNfRQ