Qendrat e votimit në Florida, shteti kyç në betejën për fitore në zgjedhje, u hapen për votimet e para. Në këtë shtet Hillary Clinton dhe Donald Trump ndodhen ngjitur sipas sondazheve.

Donald Trump  ka sulmuar furishëm në këtë shtet me pesë mitingje të mëdha, ndërsa Hillary Clinton po lëkundet në Shtetin e Rrezeve Diellore.

Votimet e hershme, sipas traditës në Florida, nisin disa javë përpara. Në këto votime, zakonisht, më shumë se një milionë votues hedhin votën e tyre.

Sipas sondazheve që vijnë nga CBS/YouGov poll, zonja Clinton mban një diferencë të ngushtë ndaj zotit Trump në Florida; siç thonë ata, 46% me43%.

Donald Trump që kaloi weekend-in në Florida, kishte parashikuar disa takime elektorale rreth e qark shtetit, para se të niset për në North Carolina ditën e Martë.

“Ne po fitojmë shtetin e madh të Florida. Ne do të fitojmë Shtëpinë e Bardhë”, tha Donald Trump ditën e Diele në Naples.

/ Veritas.com.al/