Të dy rivalët e garës presidenciale në Francë kanë hedhur në treg akuza ndaj njëri tjetrit në fillim të javës së fundit të garës.
Kandidatja e krahut të djathtë Marine Le Pen e zhdëpi pro- BE dhe centrist Emmanuel Macron, duke e quajtur një “kandidat të vazhdimësisë” (Kujtoni si ndodhi te ne pas vdekjes së Enver Hoxhës kur Ramiz Alia u konsiderua si udhëheqës i vazhdimësisë”- Veritas.) Le Pen e lidhi akuzën ndaj Macron si vazhdues i presidentit mnë të dështuar të Francës, Francois Holande.
Zoti Macron tha se do të luftojë ‘deri në sekondën e fundit’ kundër idesë së zonjës Ms Le Pen që ky e quajti ‘vazhdimësi e demokracisë’.
Ndërkohë përplasje ka pasur edhe mes policisë dhe protestuesve në marshimin tradicional të 1 Majit të punëtorëve në Paris.
Tre oficerë u plagosën kur demostruesit me maska hodhën bomba me benzinë kundër policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
Dhuna u pa edhe afër ‘Place de la Bastille’ gjatë marshimit, i cili u drejtua nga tre sindikata.
Le Pen dhe Macron ndahen në 20 përqind teksa shkojnë drejt votimit të Dielën.
/Veritas.com.al/