Raundi i dytë i zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme në Francë e nxjerrin partinë e presidentit centrist, Emmanuel Macron, me një epërsi të pqatër mbi partitë tradicionale të majta apo të djathta.
Ndërsa janë numëruar 57 për qind e votave, Ministri i Brendshëm tha se Partia e Macron ‘Republika në Marshim’ ka fituar 41 për qind të votave, e ndjekur nga partia e konservatorëve republikan me 23 për qind. Ministri tha se Fronti Nacional ka fituar10 për qind e ndjekur nga Partia Socialiste me 6.2 për qind.
Sondazhet thonë se partia e Macron dhe aleatëve të saj, kanë një maxhorancë të qartë në Asamblenë Kombëtare.
Veritas.com.al/