Pas përfundimit të procesit të votimeve në Gjermani, mediat kanë publikuar exitpollet e para agjencia e lajmeve ARD e nxorri në një barazim mes dy partive, qendra e majtë e Olaf Scholz dhe qendra e djathtë e Armin Laschet me 25%.
Por në projeksionin e dytë të publikuar nga ZDF, u ka dhënë një epërsi konservatorëve të Angela Merkel.
Sipas saj, CDU-CSU kryeson me 26% të votave në krahasim me SPD me 25 % të votave.
Sondazhet e para tregojnë një rezultat të ngushtë, megjithëse mbani mend se ato nuk përfshijnë votimin me postë.
Megjithatë, reagimi ka filluar të vijë nga selia e partisë. Sekretari i përgjithshëm socialdemokrat Lars Klingbeil thotë se rezultati tregon se është koha për ndryshim.