Të dy partitë e koalicionit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kanë pësuar humbje të thella në zgjedhjet rajonale, sipas sondazheve.

Partia e saj e Qendrës së Djathtë, CDU dhe partia e qendrës së majtë , SPD, secila prej tyre morën 10% më poshtë se zgjedhjet e kaluara në shtetin Hesse.

Partia e Gjelbër, me prirje të majta, arriti në vend të tretë, me rreth 19.5%.

Partia e ekstremit të djathtë, AfD do të hyjë në Parlament për herë të parë duke siguruar rreth 12% të votave.

Duket se votimet kanë rritur tensionet mes CDU dhe the SPD në koalicionin qeverisës të kancelares gjermane në Berlin.

Lideri i SPD, Andrea Nahles iu tha reporterëve se partia po planifikon një ‘udhërrëfyes’ të ri për qeverinë kombëtare pas kësaj që  duket se është rezultati i tyre më i keq në shtetin perëndimor që nga viti 1946.

Veritas.com.al/