HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës. Ai theksoi se sot është dita e qytetarëve të Himarës, ndërsa apeloi që të dalin të votojnë alternativën më të mirë.

“Sot e kanë fjalën Himara dhe himariotët për të votuar, procesi deri tani ka qenë shumë i qetë. Uroj që ky proces të vazhdojë kështu deri në momentin e fundit. Uroj që  ta vazhdojë deri në momentin e fundit qetësia, ashtu sikurse ka mbizotëruar e njëjta qetësi edhe gjatë fushatës elektorale. U bëj thirrje të gjithë himariotëve, të gjithë banorëve të bashkisë së Himarës, të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë, alternativën më të mirë, për Himarën, për himariotët kudo që ndodhen”, tha ai, në një prononcim  për mediat.

Kandidati socialist ka votuar në Palasë, ndërsa rivali i tij do Petro Gjikuria, do të votojë në Dhërmi