(FOTO: Kryeministri holandez, Mark Rutte, i cili fitoi zgjedhjet)/

Kryeministri Mark Rutte i qendrës së djathtë, dje në mbrëmje gjatë festimeve pasi ka mësuar fitoren “e pastër” me 33 anëtarë parlamenti ka deklaruar se populli kundërshtoi “populizmin e llojit të gabuar”

“Holanda tha ‘Ëhoa!'” deklaroi kryeministri i Partisë së qendrës së djathtë VVD që po merr mandatin e tretë si kryeministër i Holandës.

Me thuajse të gjitha votat të numëruara, partia e tij mundi lehtësisht partinë anti- emigracion “Partia e Lirisë” e Geert Wilders.

Vende të tjera të eurozonës si Francë dhe Gjermani, gjithashtu, përballen me zgjedhje këtë vit.

Gara mes palëve në Holandë është parë si provë për mbështetjen e partive nacionaliste që po fitojnë teren në vendet e Europës.

Veritas.com.al/