Parashikimet e para të exit polleve tregojnë për një votë masive për partitë populiste me Lëvizjen “5 Yjet” (M5S) që si parti e vetme bëhet më e fuqishmja, ndërsa koalicioni i i partive konservatore populiste duket se do të ketë shansin që të krijojë qeverinë e re.

Një exit poll i publikuar nga televizioni publik Italian RAI tregon M5S që kryeson votimet me 30.5 për qind. Edhe pse Lëvizja “5 Yje” do të jetë partia më e madhe, ndodhet nën minimumin prej 40 përqind që nevojitet për të iniciuar formimin e qeverisë së ardhshme të Italisë.

Koalicioni i qendrës së djathtë të populistëve La Lega e udhëhequr nga Matteo Salvini dhe Forza Italia, e udhëhequr nga ish- kryeministri Silvio Berlusconi, ka një rezultat që vlerësohet te 36 për qind; që do ti vendosë në rolin udhëheqës mbi të gjitha partitë e tjera. Megjithatë, edhe konservatorët kanë një rezlutat më pak se 40 përqind, i nevojshëm për të krijuar qeverinë.

Veritas.com.al/