Sipas Exit Polliit të realizuar nga Klan Kosova koalicioni PAN me Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn del fitues në zgjedhjet e sotme parlamentare ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosjes është radhitur forca e dytë në vend.
Sipas këtij exitpolli, PAN ka fituar mbi 40 % te votave, Lëvizja Vetëvendosje 30 për qind, ndërkaq, LDK 27 për qind.
Sipas KQZ, në votime morën pjesë vetëm 41 për qind e votuesve të regjistruar.
Sipas raportimeve, PDK, partia më e madhe në Kosovë, ka uruar PAN për fitoren.