Sipas Exit Polliit të realizuar nga Klan Kosova koalicioni PAN me Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn del fitues në zgjedhjet e sotme parlamentare ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosjes është radhitur forca e dytë në vend.

Sipas këtij exit­polli, PAN ka fituar mbi 40 % te votave, Lëvizja Vetëvendosje 30 për qind, ndërkaq, LDK 27 për qind.

Sipas KQZ, në votime morën pjesë vetëm 41 për qind e votuesve të regjistruar.

Sipas raportimeve, PDK, partia më e madhe në Kosovë, ka uruar PAN për fitoren.