Sipas një lidershipi të ngushtë në PD, gara për kryetarin e PD ‘ka filluar’. Në fushatë kanë dalë kryetari ‘i ngrirë’ Basha dhe ish- kryetari Selami.
Por një grup i madh politikansësh, deputetësh dhe firmëtarë të themelimit të PD, kanë kontestuar procesin eh thonë se nuk do t’i njohin zgjedhjet.
Sot Komisioni Elektoral në PD, ka bërë një njoftim ku kërkon që të gjithë anëtarët që kanë një kartë anëtarësie nga 1991 e këtej të paraqiten brenda 4 ditësh në selitë në rrethe që të futen ne lista.
Fillimisht Komisioni ishte shumë strikt në ‘rregullat’ e Komisionit që ‘nuk lejonte të votonin të tjerë veç anëtarëve të tanishëm”.
Njoftimi i plotë i Komisionit Elektoral në PD:
“Komisioni elektoral i Partisë Demokratike, njofton se: ‘Të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti 1991 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri me datë 12 Korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin me 22 Korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH”, përfundon Komisioni.
Veritas.com.al/