Një përplasje ka ndodhur sot në Elbasan mes kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit. Dy personat e përfshirë në konflikt kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Elbasanit.

Së fundmi, ka reaguar vetë Boci. Sipas tij, agresioni ka prapavije politike. “Të majtët janë të frikësuar nga humbja. Guxojnë të godasin edhe përfaqësuesit politikë. Gjergj Luca e tregoi që është bandit”.

Ai shton se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë ndaj Lucës.

Edhe biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas përplasjes që pati me pedagogun e njohur, kandidati për deputet në listën e Elbasanit për PD, Luçiano Boçi.

Luca e ka quajtur Boçin një politikan “rrugaç”.  Ai ka thënë se debati nisi pasi Luçiano Boçi e ka sharë dhe e ka ofenduar.

Ai ndër të tjera është shprehur se i dhunuari është ai dhe kërkon që çështja të zbardhet.

“Unë jam i dhunuari dhe dua që çështja të zbardhet. Luçiano Boçi është një politikan rrugaç. Boçi më shua dhe më provokoi,” ka thënë Luca.