Shtyhet deri më datë 30 prill afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit që skadojnë para 25 prill, që shënon datën e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

Afati i vlefshmërisë së kartave që skadojmë para zgjedhjeve është shtyrë me vendim të këshillit të ministrave pas propozimit të ministrit të Brendshëm.

“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021“, thuhet në VKM.

Vijon…