Kancelarja Gjermane , Angela Merkel është rizgjdhur për mandatin e katërt në zgjedhjet federale, sipas sondazheve.

Aleanca e saj CDU/CSU ka fituar 32.5% të votave, duke mbetur partia më e madhe në Parlamentin Gjerman- sipas sondazheve të ARD.

Partnerët e koalicionit, partia SPD, ka fituar 20%.

Ndërkohë, AfD, nacionalistët e krahut të djathtë. ani islamik, është në rrugë që të fitojë 13.5%, duke u rënditur partia e tretë më e madhe në Gjermani.

(UPDATED)

Duke folur para mbështetësve, zon ja Merkel tha se kishte shpresuar për një “rezultat më të mirë”, dhe foli për sfida të jashtëzakonshme.

Ajo tha se do të dëgjojë ‘shqetësimet dhe ankthet’  e votuesve të AfD me qëllim që t’i kthejë pas. Sipas shifrave, SPD e udhëhequr nga Martin Schulz, ka dështuar në pozitën më të ulët të pas- Luftës së Dytë.

Zoti Schulz tha se rezultati ishte fundi i ‘koalicionit të madh’ me aleancën e zonjës Merkel.

“Është ditë e vështirë, madje e hidhur, për demokratët gjerman”- iu tha ai reporterëve. “Ne nuk kemi arritur rezultatin tonë”.

Veritas.com.al/