(FOTO: Abu Bakr al- Baghdati)/
Lideri i ISIS’it Abu Bakr al-Baghdadi është larguar nga Mosuli dhe tani fshihet në territorin e Sirisë.
Shërbimet sekrete irakiane janë të bindura se kreu i organizatës terroriste tashmë është larguar nga qyteti irakian, i cili po zotërohet në pjesën më të madhe nga ushtria irakiane.
Al- Baghdadi u arratis së bashku me disa komandantë të tjerë në një zonë e cila është shkretëtirë në Siri, që kontrollohet ende nga ISIS’i
Aktualisht në Mosul kanë ngelur vetëm drejtues jo ekspertë të luftës.
Sipas shërbimeve sekrete kurde në Mosul mbërriti në janar komandanti i tij më i besuar, Gulmurad Khalimov, 41 vjeç, ish zyrtar në ushtrinë e Taxhikistanit.
Ai është njohës i mirë i teknikave të luftimit guerile. Tani i takon atij detyra që t’i rezistojë sa më shumë ushtrisë irakiane, në mënyrë që xhihadistët të mbajnë territoret në Siri.