Një zjarr ka rënë në stacionin elektrik në lagjen 18 në Korçë. Shkak për rënien e zjarrit në nënstacion dyshohet të jenë temperaturat e larta dhe ngarkesa në rrjetin elektrik.
Për pasojë është ndërprerë edhe energjia elektrike në zonë. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërsa në zonë ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lidhur me këtë situatë ka pasur edhe një reagim nga OSHE.
Theksohet se për shkak të zjarrit një nga friderat ka problem. Ndërkohë shumë shpejt pritet edhe kthimi i energjisë, ndërsa nuk dihet bilanci i dëmit.