Një zjarr i madh ka përfshirë sot një bujtinë në pronësi të dy vëllezërve në qendër të fshatit turistik Theth në Shkodër.
Flakët janë përhapur nga njëra prej dhomave e më pas në të gjithë godinën, duke e shkrumbuar tërësisht.
Forcat zjarrfikëse janë nisur nga Shkodra për t’i ardhur në ndihmë, por largësia prej qytetit është të paktën dy orë.
Për momentin ka vetëm dëme materiale.