Policia ka paralajmëruar se mund të mos jenë të aftë që të identifikojnë kurrë të gjithë njerëzit që vdiqën në zjarrin që përfshiu bllokun e pallateve në perëndimn të Londrës.

Shërbimi i Emergjencave ka tre ditë në kërkim të trupave të djegur në ‘Grenfell Tower’ në Veri të Kensington.

Shtatëmbëdhjetë persona tashmë është bërë e njohur se kanë vdekur, por shifra është duke u rritur,  bashkë me frikën se numri i të vdekurve mund të shkojë te 60.

Shefat e zjarrfikësve thonë se nuk presin q ëtë gejnë të tjerë të mbijetuar, ndërsa kryeministrja Theresa May ka urdhëruar hetim të plotë.

Policia tha të Enjten se ka nisiur një hetim kriminal mbi zjarrin që shkaktoi tragjedinë.

Kryeministrja, e cila u përball me kritika pse nuk takoi të mbijetuarit gjatë vizitës në vendin e ngajrjes të Enjten, tha se viktimat “meritojnë përgjigje”.

Veritas.com.al/