Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Formave të Armatosura janë riangazhuar për shuarjen e flakëve në fshatrat e bashkisë Dropull.
“Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave Të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.”