Gjashtë persona kanë vdekur dhe më shumë se 5o janë dërguar në spital pasi zjarit të tmerrshëm që përpiu bllokun e Londrës Perëndimore gjatë natës- njoftoi policia.

Dëshmitarët okularë përshkruajnë njerëzit të zënë në qark në kullën që po digjej, ‘Grenfell Tower’, në perëndim të Kensington. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar njerëz që thërrisnin të tmerruar ‘për ndihmë’, ose ‘për të shpëtuar fëmijët’.

Zjarrfikësit shpëtuan një ‘numër të madh’ njerëzish, por kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan tha se “ shumë njerëz akoma janë të humbur”.

Blloku prej 24 kate, i cili është akoma në flakë, duket se rrezikon të shembet.

Policia ka shpallur një numër telefoni: 0800 0961 233, ku mund të kontaktojë secili i interesuar për miqtë ose familjen.

Veritas.com.al/