FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, bimësi dhe ullishte, ndërsa vatra e zjarrit paraqitet me përmasa të konsiderueshme.

Situata është shqetësuese edhe për shkak të pranisë së banesave në afërsi të zonës së përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e parë, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *