Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim më zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman. Zyrtarëve të lartë gjerman, zonja Topalli u ka shpjeguar mbi situatën aktuale në të cilën gjendet Partia Demokratike.
Zonja Topalli e jep informacionin nw “Fb” se si ka njoftuar zyrtarët gjermanë me kërcënimin që shfaqet pas 3 dekadash me një kryetar partie si Lulzim Basha që nuk lëshon karrigen edhe pse rrënoi partinë. Topalli thotë se është e shqetësuar, pasi vendi po mbetet pa opozitë.
Vendi pa opozite!
Nga: Jozefina Topalli:
Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/CSU ne Bundestag për ekonominë dhe energjinë , dhe Elke Kreiser.
Ata ishin njohur me rezultatin rrënues te Opozitës me 25 qershor .
Bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit politike.
I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie ( i vet shpallur i vetëngrirë), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak , ose me një rënie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Ramës.
Unë shpreha shqetësimin e thelle për rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozite te vërtete, si gjeja me kërcënuese për një vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature.
Veritas.com.al/