(FOTO: Arkiv)/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj letrës së gjashtë senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit Amerikan të Shtetit, duke thënë se kryeministri Edi Rama “ka paguar firmat” më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisë, duke përmendur edhe kontratën e Ramës me Tony Blair.
Grupi i senatorëve amerikanë ka kërkuar të mërkurën nga sekretari i ri i Shtetit Rex Tillerson që të bëjë hetime në detaje lidhur me shpenzimet e parave amerikane në Ballkan, ndërsa në veçanti përmenden Shqipëria dhe Maqedonia.
“Edi Rama ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisjes së tij të inkriminuar duke nisur me firmat më të njohura britanike. Ju e dini Toni Bler lidhi kontratë… për çfarë? Për propagandë, për fasadë dhe ka përdorur një nga rrjetet më të fuqishme, rrjetin e George Soros, jo për interesat e shqiptarëve, por për të bërë propagandën dhe për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin pas kësaj propagande,” ka thënë Basha.
/Veritas.com.al/