Në një miting elektoral në Farkë të Tiranës, zoti Lulzim Basha- kryetar i PD- ka folur edhe një herë mbi situatën ekonomike ku ndodhet vendi dhe ndërkohë ka paraqitur edhe premtimet e tij ‘si kryeministër’
Duke kritikuar qeverinë dhe kryeministrin aktual, ai tha se ‘Rama nuk ka mbajtur asnjë premtik, veçse ka mbushur thasët’ me lekët e shqiptarëve. Ai denoncoi ‘humbjen’ e 4 milionë euro nga qeveria e Rilindjes “Vende pune nuk ka- tha Basha- 300 mijë shqiptarë i dërgoi në azil”.
Duke folur mbi programin e Partisë Demokratike, zoti Basha ka thënë se fokusi i qeverisë së PD është ‘punësimi dhe ekonomia’.
Ajo çfarë ka rënë në sy, sot, pas kaq shumë ditësh, ndoshat që nga fillimi i fuashtës pas Çadrës, zoti Basha ka folur për ‘hashashin’. Ai ka thënë se nën qeverisjen e Rmës është ‘më kollaj të gjesh një tufë hashashi se një tufë sallatë”.
Shumë njerëzve iu kishte rënë në sy heshtja e kreytarit të PD ndaj çështjes së kanabizimit të vendit- që ishte thuajse team kryesore politike e PD.
/Veritas.com.al/