Nga: Toby Vogel, BIRN

Vizitat e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker këtë javë, duhej të theksonin strategjinë e re të Brukselit për rajonin dhe mesazhin se gjashtë vendet që presin të anëtarësohen në BE kanë një perspektivë të fortë për t’u anëtarësuar.

Por në vend të kësaj, turneu theksoi mungesën e krijimtarisë mendore në lidhje me dilemën e Europës për Ballkanin.

Strategjia e Ballkanit, e miratuar më 6 shkurt shpalos prova të një analize të rrallë të vetvetes nga ana e Komisionit.

Në të thuhet se BE-ja “duhet të mbetet e besueshme, e vendosur dhe e ndershme” në marrëdhëniet e saj me Gjashtëshen e Ballkanit “ndërsa përmirëson politikat e saj për të mbështetur më mirë procesin e transformimit në rajon”.

Kështu Komisioni në fakt pranon se mbështetja që ka dhënë për demokratizimin ka qenë e pamjaftueshme.

Në fakt, demokracia dhe sundimi i ligjit në të gjithë rajonin kanë qenë në rënie për vite, veçanërisht në Serbi dhe Kosovë.

Serbia, bashkë me Malin e Zi quhen nga Komisioni si “kryesuese” në garën për t’u anëtarësuar në BE.

Kosova nga ana tjetër, nuk ka një perspektivë të qartë të anëtarësimit as në teori, për sa kohë që pesë vende anëtare në BE nuk e njohin atë as si shtet.

Çfarë do të thotë kjo për praktikën e rritjes së ndikimit dhe ndërveprimit me BE-në kur një vend kandidat është pranë anëtarësimit dhe për përshpejtimin e negociatave? Strategjia në këtë pikë nuk saktëson gjë.

Pozicioni i Serbisë si kryesuese e vendeve pranë anëtarësimit duket se nuk e pengon presidentin Aleksandar Vuçiq të sulmojë mediat e lira dhe shoqërinë civile. Nuk e pengoi as ministrin e jashtëm Ivica Daçiq të tallte Juncker në mes të vizitës së tij në Beograd.

“Kush dëshiron të vijë, le ta bëjë “, tha Daçiç, “por nuk do ta marrin njohjen e Kosovës nga ne.”

Një nga kërkesat kryesore të strategjisë, ndonëse nuk është e re në thelb, është që Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Kjo do të hapte një perspektivë të qartë anëtarësimi edhe për Kosovën.

Në realitet, kryesimi i Serbisë në listën e pritjes për anëtarësim u jep liderëve serbë dorë të lirë për të konsoliduar pushtetin pa shumë përgjegjësi.

Gjatë vizitës së Juncker, fokusi i strategjisë te transformimi demokratik, kapja e shtetit dhe përgjegjësia e elitave në Gjashtëshen e Ballkanit u la në hije, për çudinë e askujt, nga sfidat imagjinare të vitit 2025.

Ky është viti që Juncker më parë kishte caktuar si afati më i mirë për anëtarësimin në BE të Serbisë dhe Malit të Zi.

Duke caktuar vitin 2025, Juncker ishte e tepronte me kompensimin e dëmit që bëri me deklaratën e tij të parë mbi zgjerimin kur u bë President i Komisionit në vitin 2014.

Atëherë ai vëzhgoi atë që shihej se nuk do të kishte asnjë anëtarësim të ri në BE gjatë mandatit të tij.

Kjo i dha elitave qeverisëse në Ballkan hapësirë për të ndjekur axhendat e tyre dhe për të penguar liritë e shtetasve. Tani, duke qenë se mandatit të tij po i vjen fundi Juncker ndihet i detyruar të korrigjojë gabimin e mëparshëm.

Por kjo po bëhet pa asnjë analizë apo shpjegim serioz dhe Komisioni shpejt filloi të mbrojë politikën e vet të mosdhënies së datave të anëtarësimit.

Si rezultat, vetë Juncker e pa të nevojshme që të shpjegonte se çfarë nënkuptonte viti 2025.

Në nisjen e udhëtimit të tij në Tiranë, sipas Reuters, ai tha: “Ndryshe nga ç’ka lexojmë kudo, Komisioni dhe unë nuk kemi thënë se Serbia dhe Mali i Zi do të hyjnë detyrimisht në BE në vitin 2025”.

“Data 2025 është e hapur për të gjitha vendet anëtare,” tha ai – që sigurisht e bën këtë datë të pakuptimtë.

Pjesë të tjera të strategjisë u vunë në provë edhe gjatë vizitës së Juncker dhe patën probleme gjithashtu.

“Nuk ka vend në BE për retorikë agresive, as për lavdërim të kriminelëve të luftës nga secila palë”, thotë strategjia, me një qartësi të lavdërueshme.

Megjithatë, deklarata nuk e kalon testin e realitetit si në përshkrim, as në udhëzim.

Politikanët e partisë në pushtet në Kroaci, vazhdimisht i japin lavdi kriminelëve të luftës në vend, po ashtu edhe homologët e tyre jo-anëtarë në BE si Serbia dhe Kosova, por Kroacia e cila është vend europian nuk vuan pasoja për këtë pjesë, apo për qëndrimin armiqësor ndaj fqinjit të saj, Bosnje-Hercegovinës .

Do të fillojë BE-ja të monitorojë retorikën agresive dhe nëse kjo ndodh, a do të fillojë të sanksionojë politikanët që përfshihen në të?

Si për të provuar se kjo pyetje i kalon interesat akademikë, Vuçiç dha një intervistë për gazetën kroate Globus, ku nxiti për një aleancë mes Serbisë dhe Kroacisë në rast të një lufte të mundshme në Bosnje-Hercegovinë. Përgjigjja e Komisionit ishte heshtje shurdhuese.

*Toby Vogel është bashkëthemelues dhe partner i lartë në Këshillin për Politika të Demokratizimit. Titulli është i redaksisë.

VERITAS.COM.AL/