Koment nga Veritas/

Grindja e ambasadorit Lu me ish- prokurorin e Përgjithshëm Adriatik llalla ka nisur qysh në fillim të karrierës së Lu në Shqipëri. Por urrejtja e Lu nxori kokë më vonë, në një moment kur Llala vendosi të flasë publikisht. Ai tha se ‘ambasadori Lu e ka inatin për një aferë korruptive ku kishte hyrë me kompaninë Bankers’ të naftës’. Që atëherë Llala as mori vizë amerikane, as e ngriti kokën.

Megjithëse është larguar nga posti, Llalla po e pëson përsëri. Ka hequr dorë nga drejtësia, por Lu e gjuan me shigjeta sikur ky ka ikur se është i korruptuar.

Të gjitha fjalët e egra që ka në këtë intervistë i ka sajuar kundër Llallës. Duket i ‘helmuar’ kur flet.

Ambasadori Lu:

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet.”

“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.”

Pak ditë më parë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të tërhiqej nga gara për gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, çka do të thotë se ai nuk do t’i nënshtrohet procesit të vettingut.

Veritas.com.al/