Ish presidenti Bujar Nishani deklaron se Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile dhe po respektohet kodi i heshtjes.

Gjatë një interviste në Televizionin “Channel One’, ish presidentin e ka pyetur gazetari Qafoku se ‘tani nga jashtë institucionit të presidencës, si i duket politika, “më e mirë apo më e keqe?”.

– Nuk mund të thuash është më e mirë apo më e keqe por gjithmonë është koha për të bërë analiza, vlerësime, gjykime, dhe për të adresuar mendime- është përgjigjur ish- presidenti.

Më poshtë ai ka shtuar se “Unë mendoj që situata sot  është më delikate se kurrë më parë dhe mund të them që për fatin e keq  Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile”.

-Zoti President, po na frikësoni- ka thënë gazetari

-Mund të duket si një deklaratë apo retorikë e ekzagjeruar por unë mund tua shpjegoj pse nuk është as retorikë dhe as e ekzagjeruar. Kemi një situatë, në gjykimin tim, përsa i takon aspektit kryesor të kolonës së shtetit që është siguria dhe rendi…

Kjo do të thotë që nuk presin më drejtësinë nga institucionet e shtetit por të gjitha gjykimet të çojnë që ngjarja do të vazhdojë dhe do të rrjedhë në vetëgjyqësi- ka thënë ish presidenti Nishani.

Veritas.com.al/