Lideri populist i ‘’La Lega”,  Matteo Salvini ia përplasi Bashkimit Europian këtë javë pas kërkesës që Italia të implementojë një buxhet shtesë prej 10 miliardë Euro, teksa po promovon si ministër të Financave një nga euroskeptikët e njohur.

Salvini kritikoi kërkesën për buxhet shtesë duke thënë se në qoftë se blloku politik fillon diktatin, atëherë Italia do të kundërshtojë, duke shtuar se ai kundërshton ndaj këtyre se “kush do që Italia të bëhet kolono Franceze ose Gjermane”, raporton Il Giornale.

Europa këshillon, herë- herë kërcënon, dhe na tregon se “ju duhet të bëni një buxhet prej 10 miliardë euro nga taksat. Po bëjnë shaka?”, tha Salvini duke shtuar se “Gjëja e fundit që Italia ka nevojë, janë taksat. Mendoj se ju na votuat për të kundërshtuar ekzaktësisht atë që Europa ka imponuar me kërcënimet e saj”.

Lideri i “The Lega, partia e të cilit përbën gjysmën e qeverisë së re populiste, në krah të ‘Lëvizjes Pesë Yje, gjithashtu promovoi ekonomistin 81 vjeçar Paolo Savona për pozicionin e Ministrit të Financave.

Veritas.com.al/