AP Photo/ Evan Vucci

Para takimit me Kim Jong Un të Koresë së Veriut, 35 vjeçar, Presidenti Donald Trump ndjeu se ai gëzonte “një marrëdhënie shumë të veçantë” me diktatorin. Por, historikisht, çfarë impakti ka në të vërtetë një marrëdhënie personale midis udhëheqësve të huaj me ideologji të kundërta në ndjekjen vullnetare të paqes?

Udhëheqësit e demokracive duket se kanë një vlerë të rëndësishme mbi këtë. Disa përfitime mund të ekzistojnë, por vetëm kur ndahet një interes i përbashkët.

Ai qe e solli këtë më së shumti ishte Kryeministri britanik Neville Chamberlain i cili besonte qartësisht se marrëdhënia e tij personale me Adolf Hitlerin e Gjermanisë në shtator 1938 kishte siguruar “paqen për kohën tonë”. Ai ishte i gabuar – një vit më vonë shpërtheu Lufta e Dytë Botërore.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes të Parisit në janar të vitit 1973, këshilltari i sigurisë kombëtare Henry Kissinger besonte se marrëdhënia e tij e përzemërt me negociatorin e Vietnamit të Veriut Le Duc Tho arriti paqen për Vietnamin. Ai gjithashtu doli i gabuar – në prill, 1975, Vietnami i Jugut ra pas pushtimit të Veriut.

Në vitin 2012, Presidenti Barak Obama e quajti Kryeministrin turk te atëhershëm (tani President) Rexhep Tajip Erdogan si një mik te mirë. Obama pa dyshim u largua nga zyra ende duke u kapur pas këtij besimi, duke injoruar cunamin e anti-amerikanizmit shkaktuar nga Erdogan që përfshiu Turqinë gjatë asaj kohe. Kjo ishte pjesë e të gjithë agjendës së Erdoganit për të minuar mbështetjen për demokracinë, duke e shkatërruar atë në shtëpi për të drejtuar kthimin e Turqisë në ditët e Kalifatit të Perandorisë Osmane. Kështu, marrëdhënia personale e Obamës nuk pati ndonjë ndikim pozitiv.

Sekretari i Shtetit i Obamës, John Kerry, besonte fort se një marrëdhënie e ngushtë personale me Ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, do të ndihmonte në krijimin e një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin. Në vitin 2009, Zarif mori pjesë në martesën e vajzës së Kerrit me një mjek iraniano-amerikan,deshmitari i të cilit ishte biri i Zarifit. Kerry e vlerësoi këtë marrëdhënie, në janar 2016, me gjenerimin e lirimit të dhjetë marinarëve amerikanë të kapur pasi anija e tyre e prishur u fut në ujërat territoriale iraniane. Ndërsa lajmi i mirë ishte marrëdhënia personale që kontribuoi në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore, lajmi i keq ishte se ishte një miqësi e njëanshme, duke fituar Irani një marrëveshje shumë të njëanshme në favor të saj.

Këto më sipër paraqesin situata në të cilat udhëheqës ideologjikisht të kundërt nuk kanë asnjë bazë të përbashkët.

Baza e përbashkët u nda në vitin 1985 kur Presidenti Ronald Reagan dhe Kryeministri Sovjetik Mikhail Gorbaçov u takuan për herë të parë në Gjenevë. Ndërsa nuk u arrit marrëveshje për shkatërrimin e raketave tokësore, të dy zhvilluan një raport të mirë. Zhgënjimi i Gorbaçovit jo vetëm me mungesën e qëndrueshmërisë ekonomike të vendit të tij, por dëshira e tij për të ndryshuar sistemin për ta përmirësuar atë, ishte një qëllim i përbashkët qe ndau me Reagan.Ndërsa Lufta e Ftohtë përfundoi, Reagan kontribuoi qe Gorbaçovi ta përfundonte atë.

Ndërsa marrëdhënia e veçante personale e Trump me Kim është lidhur, është e vështirë të përfytyrosh te kesh një me një diktator brutal – njëri të cilit siguria e tij lidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e status quo-së në vendin e tij. Kjo përfshin arsenalin e tij bërthamor – një shenjë e prestigjit ushtarak. Dorëzimi i tij rrezikon bazën e fuqisë së Kim, duke ndikuar në gatishmërinë e tij për ta braktisur atë.

Kuptohet se Trump mund të ndiejë se ekziston një marrëdhënie e veçantë. Kim posedon karizmen e gjyshit të tij, duke u takuar personalisht kur është e nevojshme me të huajt. Në një takim të vitit 1994 me gjyshin, ky autor ka asistuar personalisht ne karizmen e tij. Pa dyshim, ngrohtësia dhe humori i çliruar ishte çarmatoses, duke bere të harrohet, të paktën përkohësisht, se është akulli që rrjedh nëpër venat e tij, të evidentuara nga sundimi i tij brutal.

Brutaliteti i gjyshit është tejkaluar nga nipi, i cili ka shpikur mënyra djallëzore të ekzekutimit të armiqve, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij. Kim shijon lotët e viktimave përveçse me tufat e qenve të egër apo armët e artilerisë. Pa dyshim, xhaxhai i cili e ka ushqyer Kimin pasi mori pushtetin për here te parë e ndjeu se kishte një marrëdhënie të mirë personale me të- vetëm që të ekzekutohej ne këtë mënyrë.

Trump raportoi se ai e pyeti Kim për keqtrajtimin e studentit te kolegjit amerikan Otto Warmbier, i arrestuar se u përpoq për të vjedhur një poster. I dënuar gjatë presidencës së Presidentit Barak Obama, Warmbier ishte i burgosur për shtatëmbëdhjetë muaj përpara se Trump të marre lirimin e tij. Deri atëherë, për fat të keq, Warmbier ishte në koma, duke vdekur menjëherë pas kësaj për shkak të ndërlikimeve nga privimi i oksigjenit që dëmton trurin.

Trump tha se ai e pranoi përgjigjen e Kim-it,se ai nuk dinte asgjë për trajtimin brutal të Warmbier, duke shtuar më pas se ai ende e quante Kimin përgjegjës për vdekjen. Padituria e supozuar e Kim është shumë e pamundur. Koreja e Veriut-Aleksandria Ocasio-Cortez duhet të dijë – është një vend në të cilin edhe lopët nuk pjellin pa lejen e Kim. Për Kim, i cili ka prosperuar duke torturuar të tjerët, nuk ka gjasa që ai të mos ketë dijeni.

Për takimin e nivelit të lartë, Kim padyshim ishte trajnuar jo vetëm nga Kina por edhe nga Irani, me të cilin Pyongyang ka marrëdhënien e vet të veçantë. Kim me siguri u këshillua që të ndiqte shembullin e Zarif, ngjashëm duke mjelë një marrëdhënie të veçantë me homologun e tij për të marrë gjithçka që donte. Kim ndoshta u inkurajua përpara takimit të nivelit të lartë, pasi SHBA-ja hoqi kërkesën e saj për një kalkulim të plotë të programit të tij bërthamor.

Kim u përpoq të shtyjë Trump për të hequr sanksionet. Ndryshe nga Kerry i cili u dorëzua para Zarif, megjithatë, Trump u largua, duke zgjedhur asnjë marrëveshje kundrejt një marrëveshjeje te keqe. (Ligji i SHBA detyroi heqjen e sanksioneve të tilla bazuar në abuzimet e të drejtave të njeriut të punës së skllevërve nga ana e Phenianit.)

Ky ishte një lajm i keq për Kinën, qe shpresonte ne marrëveshjen bërthamore të SHBA-së dhe të Koresë së Veriut e cila ka masazhuar për të shtruar rrugën për një marrëveshje të keqe tregtare të SHBA me Pekinin.

Lajmi i mirë nga samiti është se Trump i tregoi Kimit se ai nuk do të cedojë në çështjet kritike për sigurinë kombëtare të SHBA. Lajmi i keq është se Kim do të vazhdojë të vonojë veprimet për denuklearizimin.

Kim, në mënyrë të pashmangshme, do të duhet ti tregoje Trump-it se është serioz në lidhje me denuklearizimin. Një mënyrë e mirë për të filluar mund të jetë njoftimi se ai është duke c’pluhurosur “Op Plan 5027.” Zhvilluar në verën e vitit 1994 gjatë Administratës se Clinton-it, ai detajon një goditje ushtarake të SHBA kundër Koresë së Veriut.

Në vitin 1986, Reagan urdhëroi sulme ajrore kundër Libisë për mbështetjen e Muamar Gadafit për terrorizmin. Ato gati u afruan për ta vrarë, duke e bindur atë për të ndaluar mbështetjen e terrorizmit. Në mënyrë të ngjashme, e vetmja mënyrë për të bindur Kim për te dorëzuar armët e tij bërthamore është që ta lënë të mendojë se Op Plani 5027 përfshin zhdukjen e tij.

Denuklearizimi i suksesshëm në Korenë e Veriut nuk kthehet në një marrëdhënie personale me Kim, por në rritjen e “faktorit rrudhosës ” të tij.

Veritas.com.al/