Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masat e sigurimit “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullimin nga detyra.
Në Apel, Balluku kërkon prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe shfuqizimin e masave të caktuara ndaj saj.
Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie kundrejt Belinda Ballukut, pezullim të ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit, shkruan A2 CNN.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari i GJKKO Erion Çela, pas kërkesës së bërë nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.
Komente