Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec, do të vazhdojë pasi pronarët e tokës janë të ligjshëm.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se ende nuk ka një projekt, por vetëm një koncept.

Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi, ku aty janë ndërtuar resorte luksoze, që kanë sjellë rritje ekonomike dhe të pagave për malazezët.

“Janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar. Ka problem me projektin, çudi e madhe se nuk ka projekt. Ka vetëm një koncept. Është shoqëruar me shumë kushte për projektin që do të vijë. Nuk e kemi akoma projektin mjedisor akoma. Ka problem siç thoshin disa, që thoshin nuk na duan të huajt. Duhet ta mbyll me një pjesë, për mua është e rëndësishme. Çna duhet ne këto zhvillime, kur ne nuk i aksesojmë dot, kur janë për të pasurit. Ekonomitë serioze, dhe vendet që tek turizmi kanë një nga burimet kryesore, të të ardhurave të tyre, nuk matet me se kush fle në dhomë, por me sa para hynë në ekonomi dhe si shpërndahen ato. 1 mijë turistë që harxhojnë 100 në ditë, janë 1 mijë konsumatorë që sjellin ngarkesë në trafik. Ndërsa 100 turistë që harxhojnë 2 mijë euro në ditë, sjellin 200 mijë euro.

Më pak ngarkesë, më pak të ardhura. Unë mora një shembull, Costa Navarino. Ka gjeneruar 3.5 miliardë euro ndikim në atë rajon, mbi 11 mijë vende pune. Mali i Zi është vendi më i vogël i rajonit, prej vitesh ka pagat më të larta në rajon, turizmi mbështet çdo 1 në 4 vende pune. FMN thotë, rritja e numrit të turistëve, është arsyeja kryesore e rritjes së punësimit në Mal të Zi. Këtë sukses e ka nga turizmi i luksit. Teoria ndalu ti se jemi ne, nuk ka funksionuar. Populli është ai që flet ditën e zgjedhjeve”, theksoi ai./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *