Kryeministri Edi Rama foli sërish sot për mediat lidhur me zhvillimet në Zvërnec. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Rama e konsideroi pozitive, nisjen e hetimeve nga SPAK për origjinën e pronës, që sipas tij do i jap fund spekulimeve dhe pretendimeve.

“Kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë por me një zhvillim pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe clirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronar.

SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë të shitësi, për të cilin ka një proces hetimor, kjo në këndvështrimin tim është pozititive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Cështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim i pavarur përmes SPAK. Rezultati do jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore nga pikëpamja e prentedimeve do i japë fund çdo spekulimi.

Nëse shitësi ka origjinë legjitime të pronës do marrë paratë në të kundërt do i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe do përdoren për cilindo që do pretendojë se pretendimin për pronën e ka të bazuar.” tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *