(FOTO: Laura Boldrini, gazetare dhe politikane italiane)/

Facebook duhet të bëjë më shumë që të fshije nga faqet e tij fjalët me urrejtje- tha presidenti i Dhomës së Ulët në Parlamentin e Italisë, duke paralajmëruar se rritja e abuzimit në rrjetin e mediave sociale po nxitet nga “fake news”.

Vetë Laura Boldrini, ka qenë objekt i ngacmimit seksual dhe kërcënimeve online; ajo është ankuar te menaxherët e Facebook-ut në Nëntor dhe njëkohësisht ka bërë disa propozime se si mund ët zgjidhet ky problem. Zonja Boldrini është gazetare dhe politikane italiane, që nga marsi 2013 ka qenë presidente e Dhomës së Deputetëve në Itali.

“Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga takimi, ata nuk kanë bërë asgjë. As më kanë shkruar një përgjigje për atë që iu kërkova. Të paktën një përgjigje do të ishte e nevojshme”, tha Boldrini për Reuters.

Ajo tha se mund t’i shkruajë një letër themeluesit dhe CEO të Facebook,  Mark Zuckerberg, këtë javë.

/Veritas.com.al/