Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Në një postim në Twitter, Ambasada Amerikane thotë se SHBA-të janë krenare për bashkëpunim me SPAK dhe presin vizitën e Krajës muajin e ardhshëm në Uashington. Gjatë takimit u diskutua puna dhe progresi që ka bërë SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së politikanëve.
“Krenarë për bashkëpunimin me SPAK, të cilin e ka mbështetur nga afër në çdo hap të tij, nga ngritja tek rekrutimi & fillimi i punës. Presim me kënaqësi vizitën muajin e ardhshëm në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico”, shkruan ambasada në një postim në Twitter.