Gjykata e Lezhës ka dhënë në total 37.6 vite burg për grupin që tjetërsoi pronat në Lezhë, përfshirë ish- kryebashkiakun Frran Frrokaj, ish- kryetarin e PS për qarkun, Gjok Ndoka që aktualisht është President i ekipit të futbollit Besëlidhja dhe 14 persona të tjerë.

Frran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg, po ashtu dhe Gjok Ndoka. Ndërkohë që shumica prej të përfshirëve në tjetërsimin e pronave në bregdet tek ”Rana e Hedhun” në Shëngjin kanë qenë zyrtarë.

Nga gjithë ata që u proceduan në këtë proces, futbollisti i njohur shqiptar, Renato Malotaj që sot luan me Laçin është shpallur i pafajshëm dhe është urdhëruar heqja e masës së arrestit ndaj tij.

Në 2018 personat e sipërpërmendur u arrestuan gjatë një operacioni policor, teksa Gjok Ndoka, që ishte kryetar i PS për qarkun si dhe njëkohësisht xhaxha i ish-deputetit Arben Ndoka, ishte i sëmurë teksa fleta e arrestit i shkoi në spital.

Pas akuzës ai u shkarkua nga posti si kryetarit të qarkut teksa tashmë duhet të vuajë dënimin prej 4 vitesh burg.

VERITAS.COM.AL